Pamjet e rralla, Kim Jong-Un shpërthen në lot: Më vjen shumë keq, dështuam në…

12/10/2020 10:55

KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, si rrallë ndonjëherë është parë të shpërthejë në lot.

Kim kërkoi ndjesë si rrallë herë për dështimin e tij për të drejtuar vendin nëpër kohë të trazuar, të përkeqësuar nga shpërthimi i koronavirusit.

Ai është filmuar duke qarë gjatë një fjalimi që po mbante në një paradë të madhe ushtarake në fundjavë për të shënuar 75-vjetorin e Partisë Popullore në pushtet.

Ashtu siç shihet në pamjet e publikuara në mediat koreane, Kim shihet teksa  heq syzet dhe fshin lotët – një tregues, thonë analistët, e presionit në rritje ndaj regjimit të tij, raporton The Guardian.

“Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta bëj këtë gjithnjë në mënyrë të kënaqshme”, ka thënë ai, sipas një përkthimi të komenteve të tij në Korea Times.

“Më vjen shumë keq për këtë”.

Duke cituar gjyshin dhe babanë e tij, dy udhëheqësit e mëparshëm të Koresë së Veriut, Kim vazhdoi:

“Edhe pse mua më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e të mëdhenjve Kim Il-sung dhe Kim Jong-il, falë besimit të të gjithë njerëzve, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të çliruar njerëzit tanë nga vështirësitë në jetën e tyre”.

Ndërsa mbahej parada në kryeqytet, Pheniani paraqiti zbulimin e pritur të një rakete të re balistike ndërkontinentale dhe pajisjeve të tjera ushtarake.

Po gjatë kësaj parade, udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se në vendin e tij nuk ka asnjë rast me koronavirus.

FOTO GALERI
4/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA