Jeta e modeles 26-vjeçare, Elosia Fontes mori një kthesë të paparashikueshme.
Më 6-të tetor të këtij viti ajo u gjet duke u endur rrugëve të Rio de Janerio-s. Modelja u zhduk nga New York-u një vit më parë pas një karriere premtuese në modë. Ndoshta stresi i pasarelave dhe konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin e saj Andre Birlenu, bënë që modelja të bënte këtë ndryshim radikal.
Një episod i ngjashëm kishte ndodhur dhe në fillim të vitit 2019, ku Elosia u zhduk për pesë ditë nga shtëpia dhe policia arriti ta gjente në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj. Po në atë periudhë, bashkëshorti i saj kërkoi ndarjen duke fituar kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Ndarja la pasoja të rënda tek modelja, e cila zgjodhi të braktiste punën dhe të zhdukej në fund të vitit 2019.
Kur u gjet nga policia më 6 tetor, ajo ishte në një gjendje të mjerueshme, e veshur me një këmishë të pisët dhe zbathur, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel