Opinionin që Shqipja dha ndaj Teas, në lidhje me ndërhyrjen që kjo e fundit ka bërë, nxiti debatin e Shqipes dhe opinionistit Arjan Konomi.
Ai i tha Shqipes se nuk mundet të thotë çdo opinion që ka, pasi kjo gjë lëndon të tjerët. Ndërsa Shqipja u shpreh se nuk dëshironte të lëndonte askënd, por thjesht dha një mendim të sajin. Në këtë moment debati mori një rrjedhë tjetër. Ajrani tha se Shqipja dëshiron një psikiatër, e ai nuk është një i tillë.
Ndërsa shtoi se në jetën e përditshme me femra si ajo nuk flet fare. Shqipja tha se është mjaft e edukuar, por me persona të caktuar.
Arjani: Jemi në një emision televiziv, është turp e tëra kjo e jotja.
Shqipja: As ti nuk mund të më tregosh mua, dakord, kontrollohu dhe kufizohu.
Arjani: Unë jam i detyruar të flas me ty, në jetën e përditshme me një tjetër si ty nuk flas. Ti dëshiron një psikiatër.
Shqipja: Nuk kam nevojë për justifikimin e askujt.
Arjani: Kam bërë avokatin e djallit për ty Shqipe. Unë jam këtu për këtë gjë, por me njerëz si ty pa edukatë…
Shqipja: Unë di të jem e edukatë, me njerëz të caktuar. Do ta dërgoj në gjykatë. Nuk ia kam lejuar askujt të më flasë kështu.
Top Channel