Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Hoti ka shkruar se Kosova tani e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA