“Shiko Kush LUAN”/ Kujtim Gjuzi do donte një takim me Jozefina Topallin: Mos të ngelemi vetëm miq në Facebook

11/10/2020 22:32

Një nga të ftuarit në episodin e tretë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte edhe kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, i cili u bë pjesë e lojërave të ndryshme.

Ndër to ishte dhe loja “Martesë;Një natë me…; Refuzim”, lojë kjo e cila edhe sipas shpjegimit të moderatores Vjollca u rikthye pasi është kërkuar shumë nga publiku.

Pjesë e lojës u bënë të gjithë të ftuarit, të cilët duhet të përzgjidhnin një nga tre personazhet e personalizuara për gjithë secilin prej tyre.

Personazhet për të ftuarin Kujtim Gjuzi ishin: “Elisa Spiropali, Jozefina Topalli, Monika Kryemadhi”.

Zoti Gjuzi lidhur me këto tri emra e kategoritë e lojës u përgjigj: ”Darkë me Spiropalin, një takim me Jozefinën mos të ngelemi vetëm në Facebook miq dhe Monikën e kam rang krushqie nga Dibra, s’kam ç’i bëj.”

Këto ishin përgjigjet e Gjuzit, i cili nuk iu përmbajt së tepërmi rregullave të lojës, por dha mendimin e tij për të trija zonjat e politikës shqiptare.

Top Channel