“Shif me sy e plas me zemër”! Fillojnë “ngacmimet” e para romantike mes konkurrentëve në “Beauty”

11/10/2020 19:21

Beauty prej kohësh është kthyer në një nga rubrikat më të përfolura të “ E Diell”. Sfidat, punimet e realizuara si edhe natyrat e ndryshme të konkurrentëve im kanë dhënë kësaj rubrike kreativitet dhe dinamizëm, duke e bërë mjaft tërheqëse për publikun.

Por ky sezon i “Beauty-t” është edhe më interesant, sepse përveç debateve, pakënaqësive apo kritikave këtë vit nuk mungojnë as pëlqimet. Pëlqime të shfaqura haptazi nga konkurentët të cilët mesa duket nuk synojnë suksesin vetëm ne anën profesionale por edhe atë shpirtërore.

Bëhet fjalë për Ermelaon, konkurent i cili është në dyshe së bashku me Malvinën, por këtë javë ka surprizuar me një kërkesë mjaft të veçantë.
Ai është shprehur se dëshiron që ta ndryshoj partneren , duke i vënë gishtin Anxhit si të përzgjedhurën e tij.

Ermelao gjithashtu e ka etiketuar marrëdhënien me Anxhin si një lidhje specifike dhe se do luftojë gjatë për të.

Nga ana tjetër Anxhi është shfaqur indiferente duke e mbyllur fjalwn e saj me shprehjen “ Shih me sy e plas me zemwr”.

Por gjithsesi koha do të tregoj se si do të përfundoj kjo histori…

Top Channel