Planeti i kuq/ Marsi, më i shndritshëm dhe më i madh se kurrë

11/10/2020 12:48

Planeti Mars është momentalisht më i shndritshëm dhe më i madh ndërsa është vendosur në një linjë me tokën, në të njëjtën anë të diellit.

Çdo 26 muaj, marsi dhe toka renditen në këtë mënyrë, duke u afruar më shumë me njëri tjetrin, para se të ndahen sërish më pas në orbitat e tyre rreth diellit tonë.

Mbrëmja e të martës do të shënojë atë që astronomët e quajnë opozicion. Të tre trupat qiellorë, pra dielli, marsi dhe toka, do të jenë në një vijë të drejtë dhe kjo do të ndodhë ekzaktësisht në orën 23.20 minuta.

Por nuk keni përse të prisni deri në mes të natës, edhe tani, në orën nëntë ose 10 të mbrëmjes, mund të shihet marsi lirisht në juglindje – thonë astronomët. Ai nuk mund të ngatërrohet pasi është objekti më i shndritshëm në këtë pjesë të qiellit. Edhe pse kjo javë do të shënojë momentin e opozicionit, ishte e marta e javës së kaluar që pa marsin dhe tokën të afroheshin më shumë me njëri tjetrin në këtë cikël 26 mujor, në një distancë prej rreth 62 milionë kilometrash.

E kjo është distanca më e shkurtër mes dy planetëve deri në 2035. Hera e fundit kur u pa i njëjti event, ishte në 2018. Atëherë toka dhe marsi ishin 58 km larg por ajo që e bën eventin e tanishëm më special për astronomët, është ngritja e planetit të kuq në qiell. Ai është më lart dhe kjo bën që teleskopët të evitojnë atmosferën e turbullt të tokës që shtrembëron imazhet.

Top Channel