Pensionistet duararta/ Në tregun e Fierit shesin veshjet me shtiza, kompensojnë pensionin dhe mbajnë familjet

11/10/2020 19:46

Pensioni i vogël dhe pasioni për punën e dorës ka detyruar një grup grash të moshuara të improvizojnë një treg pranë xhamisë së qytetit të Fierit.

Nën shoqërinë e njëra-tjetrës prej vitesh gratë tregtare thurin me shtiza triko, fanela dhe veshje fëmijësh. Disa e prej tyre këtë punë e bëjnë për pasion, por ka edhe nga ato për të kompensuar pensionin prej 15 mijë lekësh. Ndërsa zonjat që janë në moshë pune thonë se kanë të ardhura të pamjaftueshme për të mbajtur familjen.

Ndonëse tregu i improvizuar nuk i plotëson kushtet, të moshuarat janë të kënaqura që kanë një vend ku mund të shesin ato që endin duart e tyre

Ndërtimi i një tregu zejtarësh do të tërhiqte turistë vendas dhe të huaj. Disa prej grave të punës së dorës kanë mbi një dekadë që shesin në këtë rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA