Kosova humbet sërish/ Sllovenia ‘e gjunjëzon’ në shtëpi 0-1

11/10/2020 23:01

Kosova duket se e ka harruar si fitohen ndeshje. Skuadra e bernard Challandes zhgënjeu sërish tifozët e saj teksa pësoi një tjetër disfatë, këtë radhë në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës kundër Sllovenisë me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ishte një fitore të cilën skuadra sllovene arriti ta vendosë që në pjesën e parë të sfidës me Vuckic që e shënoi golin e tij në minutën e 22. Pas këtij goli skuadra kosovare pati momentet e saj të mira dhe shanset për të barazuar por nuk ia doli mbanë edhe për meritë të portierit slloven Oblak që bëri dy ndërhyrje të mira teksa arriti të mbajë të paprekur portën e tij.
në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan me Kosovën që e pati shumë të vështirë që të bëjë dicka më mirë për të evituar humbjen, ndërsa Sllovenia mori

3 pikë shumë të vlefshme që e e cojnë atë në kuotën e 7 pikëve pas 3 ndeshjeve. Përsa i përket skuadrës së Kosovës, mbetet në kuotën e 1 pike, atë të marrë në ndeshjen me moldavine. Ditën e mërkurë, kosova do të luajë ndeshjen e radhës, atë ndaj greqisë, një sfidë kjo shumë e vështirë për të besuarit e challandes, duke qenë se Greqia e fitoi ndeshjen e saj me Moldavinë 2-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA