Juria gjendet e përgatitur, zbulojnë me thjeshtësi personazhet prapa maskave…

11/10/2020 19:05

“Maskat”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”, e drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.

Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur. Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.

Juria e kishte fare të lehtë për të gjetur konkurrenten e parë, moderatoren Sara Kolami, e cila u zbulua nga Olti. Ai e bazoi argumentimin mbi qëndrimin që Sara po mbante në skenë dhe paruke bionde. E dyta në radhë, ishte blogerja e njohur Estela Ujka, të cilën Eranda Libohova nuk e kishte të vështirë ta njihte.

Këngëtarja tha se njihet prej kohësh me Estelën e madje ndiqen edhe në rrjete sociale. Ndërsa edhe personazhin e tretë, moderatorin Ermal Peçi e gjeti përsëri Ernada, e cila tha se u ndihmua pak edhe nga Olti. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel