Doktori i Trump: Presidenti nuk është më infektues

11/10/2020 12:12

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk përbën më rrezik për infektimin e të tjerëve me covid 19, tha mjeku i shtëpisë së bardhë.

Ka pasur shqetësime se ai mund të ishte ende infektues pas qëndrimit të tij tre ditor në spital. Por, mjeku thotë se testet më të fundit të cilave iu nënshtrua presidenti treguan se nuk kishte më prova të virusit aktiv dhe se ngarkesa e tij virale po ulej.

Sidoqoftë, mjeku nuk specifikonte në deklaratën e tij nëse Trump kishte rezultuar negativ për covid 19. Më herët të shtunën, presidenti mbajti një fjalim para mbështetësve që brohorisnin në shtëpinë e bardhë, në të parën shfaqje publike të tij që kur u dërgua në spital me virus. Ai tha para turmës se ndjehej shumë mirë dhe se nuk po merrte më asnjë mjekim kundër covid 19.

Eventi të shtunën ishte zyrtarisht një protestë paqësore, por sipas kritikëve, ngjasoi më shumë me një tubim fushate elektorale e presidentit Trump.

Rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, Joe Biden, ka bërë fushatë në Penslivani. Ai tha se është pranë gjithë atyre familjeve që kanë humbur dikë që duan nga koronavirusi.

Sondazhet sugjerojnë se Biden kryeson ndaj Trump dhe një hulumtim i ABC News/Opsos, doli në përfundimin se 35 për qind e amerikanëve miratonin mënyrën se si Trump e ka menaxhuar krizën e koronavirusit. Më shumë se 214 mijë amerikanë kanë humbur jetën deri më tani nga covid 19.

Top Channel