25/11 14:13
Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka arritur të mposhtë me nokaut Dominic Boesel pas tre raundesh.
Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.
Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA përkohësisht.
Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.
Top Channel