Alina Kabaeva, gruaja e përfolur si e dashura e Vladimir Putinit!

11/10/2020 13:17

Ish-atletja ruse, e cila u përfol se kishte binjakë me Vladimir Putinin nuk është parë në publik që nga viti 2018.

Fituesja e Medaljes së Artë Olimpike, Alina Kabaeva, 37-vjeçare u përfol se ishte në në një lidhje dashurie me Presidentin – por u zhduk nga qendra e vëmendjes kur u tha se ishte dy muajshe shtatzënë.

Kush është Alina Kabaeva?

E lindur në 1983 në Uzbekistan, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ajo u rrit në një familje sportive.

Por që nga mosha tre vjeçare Kabaeva filloi karrierën në gjimnastikë, duke u bërë një yll në ngritje në adoleshencën e saj. Ajo vazhdoi të fitonte një ‘Medalje të Artë’ në ‘Lojërat e Athinës në 2004’ dhe një ‘Bronz’ në vitin 2000 në Sydney.

“The Kremlin” ka mohuar vazhdimisht se fituesja e ‘Medaljes së Artë Olimpike’ ishte e dashura e fshehtë e Putinit, por spekulimet rreth tyre kanë vazhduar, duke përfshirë pretendimet se ata kanë fëmijë së bashku.

37 vjeçarja njëherësh mori vëmendje të madhe me dukjen glamuroze në një qendër votimi në Moskë për ‘Zgjedhjet Presidenciale 2018’ – e që shihej se mbante një unazë në gishtin e martesës.

Kur u pyet për kë do të votonte, ajo nuk pranoi të thoshte – por ajo e bëri të qartë: “Ai me siguri do të fitojë”.

A është Alina e dashura e Vladimir Putinit?

Kabeava filloi lidhjen me Putinin në vitin 2008 kur u raportua nga një gazetë në Moskë e drejtuar nga manjati i medias dhe ish-spiuni i KGB-së, Alexander Lebedev.

Vlad u divorcua nga gruaja e tij, Lyudmila në 2013 dhe nuk pranon të flasë për jetën private.

Kabaeva – e quajtur ‘Zonja e Parë e Rusisë’ – ka mohuar se është partnerja e presidentit rus, por nuk i ka ndaluar thashethemet se dyshja janë fejuar, martuar dhe madje kanë një familje të fshehtë së bashku.

Në vitin 2016, Alina u shfaq në publik me një unazë në gishtin e martesës, të cilën dukej se mundohej ta fshihte nga kamerat.

Kabaeva mbante të njëjtën unazë përsëri gjatë një interviste të rrallë në televizion, në të cilën pyetja që të gjithë rusët donin të bënin nuk u diskutua kurrë.

Në shkurt 2017, Alina bëri një tjetër paraqitje publike duke treguar qartë unazën e martesës.

Dhe në korrik të atij viti, Vlad gati zbuloi aksidentalisht një femër misterioze në jetën e tij kur u filmua duke hapur një derë makine përpara se ta mbyllte me shpejtësi.

Muaj më vonë, Alina ngacmoi rusët sërish duke treguar atë që ishte një

A kanë binjakë së bashku me Vladimir Putin?

Ish-atletja pretendohet se ka një familje të fshehtë me Vladimir Putin. Në vitin 2017, kishte zëra se Kabaeva ishte shtatzënë gjatë një paraqitjeje me një fustan të gjerë të kuq. Një gazetë ruse më pas raportoi se dyshja ishin fejuar – por historia u mohua dhe gazeta u mbyll nga autoritetet e Kremlinit.

Një burim nga Moska tha për The Sun: “Putini është një njeri privat – ai ka fshehur dy vajzat e tij të rritura nën letërnjoftime të rreme për vite me radhë. Edhe tani, megjithëse flet për to herë pas here, ai kurrë nuk i zbulon ato”.

“Nëse Alina do të lindte fëmijët e tij, fshehja e saj mund të ishte një nga sugjerimet më të forta që tregon për këtë. Ai është obsesiv për sigurinë e familjes së tij”.
A është zhdukur Alina Kabaeva?
Alina nuk është parë në publik për dy vjet, duke nxitur thashethemet se ajo është zhdukur.

E njëjta është zyrtarisht shefe e ‘Grupit të Mediave Kombëtare’ pro-Putinit (NMG) – ku së fundmi fitoi një kontratë të madhe ekskluzive për të transmetuar përmbajtjen e Netflix në Rusi.

Por, ajo ka ruajtur profilin e lartë pavarësisht se nuk është parë në publik që nga 11 tetori 2018.Ish-atletja Lyasan Utiasheva, 35 vjeçare, tani një prezantuese me 4.9 milionë ndjekës në rrjetet sociale, thotë se ajo nuk po mund të kontaktojë ish-shoqen e saj.

“Është shumë e vështirë të qëndrosh në kontakt me të”, tha ajo.

“Por ju duhet të respektoni pozicionin e çdo personi, kështu që ju pranoni, respektoni, dashuroni dhe mos e sulmoni në këtë”. “Për mua Alina Kabaeva ishte atletja më e mirë”. unazë martese në një shëtitje në Itali./ Telegrafi/

FOTO GALERI
1/5

Top Channel