​Njeriu nuk ka ndaluar së ndryshuari! Ja dy ndryshime interesante që po ndodhin

11/10/2020 16:18

Studimi i ri tregon se njerëzit po lindin gjithnjë e më shumë pa dhëmbët e pjekurisë dhe me një arterie shtesë në krah, e cila është rezultat i mikro-evolucionit njerëzor.

Shumë besojnë se njerëzit kanë ndaluar të evoluojnë, por hulumtimet tregojnë se ne në të vërtetë po evoluojmë më shpejt sesa në 250 vjetët e fundit, thotë Teghan Lucas, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin Flinders në Australi.

Me kalimin e kohës, fytyra e njeriut u bë më e vogël, me më pak hapësirë për dhëmbë. Bebet linden gjithnjë e më shumë pa dhëmbë të pjekurisë dhe me një arterie shtesë në parakrah, si dhe me më shumë kocka në këmbë.

Arteria formohet ndërsa foshnja është në bark dhe është ena kryesore që furnizon me gjak parakrahun dhe dorën, por ajo zhduket gjatë shtatzënësisë dhe zëvendësohet nga arteriet radiale dhe ulnare. Sot, çdo person i tretë ka një arterie të mesme për pjesën tjetër të jetës së tyre dhe nuk paraqet problem shëndetësor, por rrit rrjedhjen e gjakut në krah.

Përveç kësaj, studimi nga Lucas, së bashku me profesorët e Universitetit të Adelaides Maciej Henneberg dhe Jaliya Kumaratilake, treguan një “rritje të konsiderueshme” në përhapjen e arteries mesatare që nga fundi i shekullit 19.

“Por një numër në rritje i rasteve e mbajnë atë, kështu që një person mund të ketë të tre arteriet”, shkruajnë autorët.

“Kjo prirje evolucionare do të vazhdojë në ata që janë lindur para 80 vjetësh, me arterien mesatare që bëhet e zakonshme në parakrahun e njeriut.”

Autorët e studimit sugjeruan që ndryshimet në përzgjedhjen natyrore mund të jenë arsyeja kryesore për mikro-evolucionin, transmeton KosovaPress.

Top Channel