Uragani gjigand Delta godet pjesën kontinentale të SHBA me erëra 160 km/orë

10/10/2020 19:28

Uragani i fuqishëm Delta nisi sot valën e shkatërrimit në Louisiana vetëm disa javë pasi shteti juglindor i SHBA u godit uragani Laura.

Delta u zgjerua nga një stuhi tropikale në një uragan të kategorisë 4, më shpejt nga të gjitha stuhitë Atlantike të regjistruara, kur goditi fillimisht Meksikën në fillim të javës, thanë studiuesit.

Uragani tashmë ka humbur pak forcë dhe kur goditi brigjet e SHBA ishte kthyer në uragan të kategorisë 2.

Banorët në Liqenin Charles raportonin se kishin parë të fluturonin çatitë e shtëpive ndërsa një i ftuar në hotelin L’Banca Albergo tha: “Shtyllat elektrike u rrëzuan kudo dhe në disa vende kishte ujë të thellë”.

Delta goditi dhe shkatërroi rreth 100 milje bregdetare duke arritur në perëndim deri në Galveston, Texas, ku shembi dy shtëpi në ndërtim.

Energjia elektrike u ndërpre në më shumë se 410,000 shtëpi e biznese në Louisiana e Texas, sipas kompanisë elektrike PowerOutage.

Stuhitë konsiderohen të rrezikshme në SHBA nëse shtojnë shpejtësinë e erës me 35 milje në orë brenda 24 orëve, sipas qendrës amerikane të uraganëve.

Por Delta fitoi shpejtësi shtesë 75milje në orë brenda 24 tha meteorologu i universitetit të Colorado, Sam Lillo: “Në oqeanin Atlantik kjo ishte stuhia më e shpejtë që u kthye nga një depresion tropikal në një uragan të kategorisë 4 brenda 36 orëve”.

Katër uragane Hannah, Laura, Sally e Teddy – kanë kaluar këtë vit pragun e intensifikimit në Atlantik.

Ky vit ishte sezoni më aktiv i stuhive të Atantikut pas atij në 2005, kur u regjistruan një total prej 28 stuhish të emërtuara. /metro.co.uk/

FOTO GALERI
1/3

Top Channel