Një ndër të ftuarit mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte i ftuar edhe reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Stresi.

Siç e ka zakoni në fund të puntatës është sfida e shumëpritur “Ndaje ose tortën”. Dedikuar Stresit në këtë lojë ishte një kërkesë për të renditur 3 repere nga më e mira tek më e keqja. Me shumë sportivitet Stresi zgjodhi të përgjigjej e të jepte mendimin e tij, pa “ngrënë” tortën në fytyrë. Për emrat e parapërcaktuar Stresi u përgjigj duke renditur Tayna-n si më të talentuarëm, e dyta Melinda Ademi dhe më “e keqja” apo më pak e talentuara sipas tij mes vajzave është Rina.

Top Channel