Eneda Tarifa ishte e ftuara e Luana Vjollcës në puntatën e tretë të “Shiko Kush LUAN”.

Padyshim që nuk mundë mos flitej edhe për emisioni e humorit, “Portokalli”, ku këtë sezon Eneda kthehet si moderatore në programin e dashur për shqiptarët.

Gjatë intervistës përballë kapitenëve; Flori Binajt dhe “Xhodës” ishte një pyetje mbi tri nga ish-moderatoret e “Portokalli”. Tarifa kishte për “detyrë” të përshkruante me vetëm një fjalë moderatoret ndër vite të këtij programi.

Për Ornela Bregun, Tarifa përzgjodhi fjalën “Sharmante”, për Amarda Toskën përshkrimi i Tarifës ishte: “E ëmbël” e ndërsa për ish moderatoren Xhemi Shehu, Eneda u shpreh: “Gazmore”.

Top Channel