“Shiko Kush LUAN”/ Brenda mesazheve të Stresi dhe partneres së tij, Kejsit: E bukura ime! Më ka marrë malli …

10/10/2020 22:41

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte reperi i njohur Stresi.

I shumëpërfolur mbi lidhjen e tij me partneren, Kejsi, reperi vendosi “pikat mbi i” gjatë spektaklit.

Stresi u shfaq shumë i dashuruar pas Kejsit dhe këtë e zbuloi gjatë sfidës të realizuar për të ku pjese të saj ishin disa dënime për reperin.

Një nga dënimet ishte të tregonte sonte në “Shiko Kush LUAN”  bisedën e fundit që ka bërë me Kejsin partneren tënde, në Whatsapp.

“E bukura ime” ia kishte vendosur emrin e numrit të partneres. Në bisedë ishin dy video. Një nga Kejsi dhe video tjetër ishte nga Stresi duke i dërguar video të rrugës dhe ne sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka marr”, për të cilën u shpreh se kjo është kënga e tij e re re dedikuar Kejsit.

Persa i përket dënimeve me vajzat e skuadrës, Stresi u sigurua para se të niste sfidën duke i dërguar një “voice” Kejsit duke i thënë: “Kejs, është veç për lojë”.

Top Channel