Planet për një dasmë? Eneda Tarifa rrëfehet për “Shiko Kush LUAN”: “Është fryt dashurie”

10/10/2020 23:53

Eneda Tarifa ishte e ftuara e Luana Vjollcës këtë puntatë të tretë të “Shiko Kush LUAN”. Sfidës “Ndaje ose tortën” nuk mundi t’i shpëtonte as Eneda.

Pyetja dedikuar moderatores ishte: “Eneda ti je tashmë një mami beqare, por ne duam të dimë nëse e sheh në planet e së ardhmes një dasmë?! Na e thuaj sot në “Shiko Kush LUAN” ose tortën…”.

Me shumë sportivitet ashtu siç karakterizohet Tarifa përgjigjja e saj ishte: “Nëse vjen pse jo, martesa është fryt dashurie, jam e hapur për martesë.”

Publiku nuk ka ende një përgjigje se kur mund ta rishohim Enedën në një lidhje dashurie, por të paktën një përgjigje e morëm. Kur dashuria të jetë pranë,mbase do të kemi edhe një dasmë.

Top Channel