Përshkallëzohet lufta tregtare/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve Bombardier nëse nuk prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 miliardë dollarëshe
Mohuesit e Covid 10 kanë organizuar tre tubime në Romë kunder asaj që e quajnë “diktaturë sanitare”.
Protestat vijnë në kohën kur infektimet e reja në Itali janë rikthyer në shifra shqetësuese sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të lartë të Shëndetit. Të premten, rastet kapërcyen kuotën 5.300, ndërsa javën e parë të shtatorit kishin qenë thuajse dy herë më pak se kaq.
Mitingu kryesor, me pjesëmarrjen e gati 4.500 personave, është i ashtuquajturi “marshim i çlirimit” që mbahet në San Giovanni, i mbështetur nga dy organizatorët kryesore të protestave, Rosita Celentano dhe Enrico Montesano. Njëri prej nismëtarëve të tubimit, Alessandro Gallo shpjegoi se ky nuk është një manifestim kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave, por sipas tij, tubuesit janë për “ lirinë e zgjedhjes terapeutike.
Ai u shpreh se marshimi është kundër përdorimit politik të Covid 19, duke filluar siç tha, nga gjendja e jashtëzakonshme. Në dy protestat e tjera, numri i pjesëmarrësve pritet te jetë disa qindra.
Top Channel