“Koka do të rrokullisen”/ Ushtarët e El Chapo i shpallin luftë kartelit më të fuqishëm të Meksikës

10/10/2020 18:08

Ushtarët e kartelit meksikan Sinaloa, i drejtuar më parë nga famëkeqi El Chapo, kanë deklaruar së fundmi prezencën e tyre në shtetin perëndimor meksikan të Nayarit, rrugët e drogave të të cilit kontrollohen nga karteli i fuqishëm rival Jalisco New Generation.

Karteli i El Chapo i shpall kështu luftë bandës më të fuqishme në Meksikë duke dërguar trupat e tij në zonë për një përballje të përgjakshme.
Në disa pamje të rënda të publikuara në rrjetet sociale, gangsterët njoftonin nisjen e asaj qe quanin “Operacioni MZ” dhe zotoheshin të bënin “drejtësi”, madje duke kërcënuar zyrtarët e qeverisë lokale, raporton e përditshmja vendase Sin Embargo.

Gërmat MZ i referohen Ismael “El Mayo” Zambada, i cili ka marrë drejtimin e kartelit Sinaloa, pas ekstradimit dhe burgosjes së El Chapo në SHBA vitin e kaluar.

Në video, ata i fererohen Daniel Saucedo – kunatit të guvernatorit vendas – si dhe Rodrigo Benitez Perez, krye-hetuesit të rajonit Nayarit, duke kërcënuar se “koka do të rrokullisen”.

I pyetur nëse mesazhi është një deklaratë lufte, eksperti i bandave meksikane të narkotikëve dhe ish-marshalli amerikan Robert Almonte, tha: “Po besoj se po, jo vetëm për këtë shtet por në përgjithësi”.

Ai shtoi se emri i operacioni tregonte se është urdhëruar nga vetë “El Mayo”, dhe se vjen nga majat e kartelit Sinaloa.

Qindra ushtarë këmbësorë ka gjasa të përfshihen, së bashku me zyrtarë të korruptuar të policisë dhe ushtrisë.

I pyetur nëse trupat e El Mayo mund të triumfojnë në këtë rrugë trafiku Almonte tha: “Kjo është një mundësi, por Jalisco ka qenë këtu prej shumë kohësh. Kjo është e rëndësishme pasi do të thotë se kanë marrdhënie të stabilizuara me zyrtarët e korruptuar.”

Zhvillimi vjen pasi javën e kaluar vrasës të kartelit Jalisco Neë Generation ekzekutuan tre trafikante të lidhur me kartelin Sinaloa. Në pamje rënqethëse të shpërndara, viktimat shiheshin të lidhur dhe me fytyrat e mbuluara.

Tre ushtarë të Jalisco New Generation Cartel qëndronin prapa tyre teksa i merrnin në pyetje dhe më pas i ekzekutuan.

Mediat vendase thoin se tre të vrarët vepronin në zonën e Zacatecas, dhe ishin “chapulines”, siç i referohen kriminelëve që ndryshojnë shpesh besnikërinë mes bandave të ndryshme.

Top Channel