Prej disa vitesh nxehtësia ka përfshirë hemisferën veriore dhe NASA thotë se 2016-ta pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar i planetit.

Me temperaturat e nxehta vijnë dhe thatësirat Mesdheu lindor po kalon periudhën më të thatë prej rreth 900 vjetësh.
Mungesa e ujit sjell pasojat e saj si te njerëzit ashtu dhe kafshët.

Njeriu humbet katër deri në nëntë gota ujë nga trupi i tij çdo ditë gjatë frymëmarrjes, djersitjes, urinimit e jashtëqitjes, kështu që nëse nuk pijmë ujë kostot mund të jenë nga më të lartat.

Kafshët gjithashtu vuajnë. Por disa kafshë që jetojnë në mjedise të thata tregohen gjenialë për të përballuar thatësirën.

Breshkat, duke përfshirë dhe ato të shkretëtirës apo breshkat gjigande në ishujt Galápagos, depozitojnë ujin në fshikëzat e tyre. Kur bie shi ato hanë gjethe të mëdha për të mbushur fshikëzat e tyre me ujë.

Në kohë më të thata breshkat nxjerrin ujin e depozituar me në të mureve të përshkueshme të fshikëzave të tyre.

Bretkosa ‘ujëmbajtse’ australiane ruan ujin në velëza. Ky amfib mund të ruajë ujë deri në dyfishimin e peshës së tij, dhe kur është totalisht i mbushur mund të jetojë pa pirë deri në pesë vjet.

Gjarpërinjtë, zogjtë, bretkosat e mëdha dhe krokodilët kanë të gjithë mekanizma të tilla për ruajtjen e ujit.

Në një nga shembujt ndoshta më makabër të çështjes, fiset aborigjene Tiwi gjatë sezonit të thatë, kapin bretkosa dhe i shtrydhin me dorë, duke lëshuar në gojë sasi të konsiderueshme uji.

‘Minjtë kangurë’ amerikano-veriorë hanë fara kur kushtet e motit janë të njoma dhe bimët riprodhohen dhe më këto ata mund të mbijetojnë për të gjithë vitin.

Ndërsa kafshët e shkretëtirës të përshtatura për ruajtjen e ujit, kanë gjetur mënyra për kapjen dhe magazinimin e çdo pike.

Për shembull “djalli me gjemba: në Australi ka aftësinë për ‘të pirë’ me lëkurën e tij. Emri i tij shkencor Moloch horridus është i frymëzuar nga hyjnia Moloch që në një poemë të John Milton, dhe është i mbuluar me gjemba, por mes tyre ka kanale ujë-mbledhëse në të gjithë trupin.

Kanalet e lagështirës e thithin ujin si letër dhe mbledhin vesën e natës që bie mbi bimë apo në kurrizin e zvarranikut. (BBC)

FOTO GALERI
2/8
bretkosa majmun (Phyllomedusa sauvagii)

Top Channel