Deklarata, akuza, fyerje, këto komponentë janë parë me shumicë në dialogun në distancë që kryeministri Rama ka zhvilluar me presidentin Meta.

Marrëdhënia e tyre prej kohësh ka pësuar krisje, e kur jemi pak muaj larg fushatës elektorale, qytetarët kanë ngritur pikëpyetjet që lidhen me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Kjo temë u diskutua në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte analisti Andi Bushati. Gjatë fjalës së tij, Bushati tha beteja mes Ramës dhe Metës është beteja e një kryeministri që dëshiron të kapi të gjithë pushtetin, ndërsa Meta jo për të mirën e shqiptarëve, por personale, nuk dëshiron që ky njeri të kapi pushtetin.

“Ne merremi më shumë se sa duhet me gjuhën dhe jo me mesazhet. Ilir Meta ka qenë kryeministër i vendit në vitet 2000. Atëherë tonet ishin të larta, por problemi nuk është toni, por vullneti për të vjedhur zgjedhjet. Ne edhe para 20 vjetësh edhe sot, nuk duhet të merremi me shkakun, ne kemi për detyrë që gjërat t’i shohim rast pas rasti dhe në këtë rast themi ky ka të drejtë këtu e tjetri aty. Sot beteja mes Ramës dhe Metës është beteja e një kryeministri që don të kapi të gjithë pushteti, ndërsa Meta jo për të mirën e shqiptarëve por personale, nuk dëshiron që ky njeri të kapi pushtetin”, tha Bushati.

Ndërsa pyetjes së gazetarit Denis Dyrnjaja, i cili në mënyrë metaforike tha: “a e ruan dot një hajdut një hajdut tjetër”, Bushati u përgjigj:

“E para e punës po ta shikojmë në abstragim, një hajdut e ruan më mirë një hajdut se sa një naiv një hajdut. Këtu jemi në një pikë, t’i dorëzohemi të gjithë një hajduti apo të mos bëhemi tifozë të një hajduti kundra tjetrit. Nëse dikush dëshiron të vjedhë duhet ta denoncojmë. Janë të vetmet herë, por 96-ta dhe 2001 janë të vetmet herë ku zgjedhjet janë bërë por ato janë caktuar vetëm nga njëra palë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA