Tensioni i ri në Mesdhe/ Greqia dënon veprimin e Turqisë për të hapur plazhin e qytetit “fantazem” Varosia në Qipron veriore

09/10/2020 02:52
Qyteti fantazem Varosia, i cili u braktis nga greko-qipriotet kur ushtria turke pushtoi veriun e ishullit. prej vitit 1974 ne kete qytet nuk ka patur me banore.

Në një takim me homologun e tij turk Cavusoglu në Bratsilavë ku kanë rënë dakord për përcaktimin e datës së bisedimeve greko-turke , kreu i diplomacisë greke Nikos Dhendias ka shprehur përsëri reagimet e Athinës pas hapjes nga autoritetet e Qipros Veriore, të një zonë të braktisur plazhi prej 1.5 km në Varosia, qytetin e ashtuquajtur fantazmë në vijën kufitare që ndan ishullin që nga konflikti në vitin 1974, pasi u pushtua pjesa veriore e Qipros nga forcat turke.

Ashtu si presidenti qipriot Anastasiadhis edhe kryeministri Mitsotakis nga e tij e ka quajtur nga Selaniku këtë akt të Turqisë, shkelje të hapur të së Drejtës Ndërkombëtarë, ndërsa i ka kërkuar presidentes së KE, Ursula von Der Leyen në një telekonferencë mëngjesin e së enjtes, që kjo çështje të jetë pjesë e axhendës së samitit të lartë të BE.

‘Dua të dënoj vendimin e Turqisë dhe zgjatjen e lejes së hyrjes në vijën e plazhit të Varoshës. Ky vendim përbën një shkelje të hapur të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB. Greqia do të mbështesë gjithë përpjekjet që do të bëjë ndaj këtij akti Republika e Qipros’- tha Mitsotakis.
Edhe Kombet e Bashkuara i kishin bere thirrje Turqise për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të shkaktojë tensione dhe të dëmtojë kthimin në dialog ose suksesin e ardhshëm të bisedimeve per ribashkimin e Qipros.

‘Sekretari i Përgjithshëm tha se është i shqetësuar nga njoftimi i bërë për hapjen e vijës së plazhit të bregdetit Varosha në Qipro. Ai kujtoi se qëndrimi i Kombeve të Bashkuara mbi Varoshën mbetet i pandryshuar dhe drejtohet nga rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit’- tha Dujarric.
Varosha është hapur vetëm për turko-qipriotët dhe shtetasit turq mesditen e së enjtes nga kryeministri i qeverisë së Qipros së Veriut, shtet që njihet vetëm nga Turqia.

Forcat politike në Qipro e konsiderojnë këtë akt të Ankarasë si një pushtim të ri të ishullit pas atij të 1974. Para këtij pushtimi Varosha ishte një qytet modern turistik në zonën Amohosto në bregun lindor të ishullit të ndarë Mesdhetar,por me pas 39.000 banorët e braktisen dhe prej atëherë mbeti nën pushtimin e forcave ushtarake turke të cilat deri dje nuk lejonin askënd të hynte.

Rezoluta 550 e Këshillit të Sigurimit të OKB të vitit 1984 ia besoi administrimin e ketij qyteti Kombeve të Bashkuara me synimin e rikthimit te banoreve te debuar, akt qe nuk eshte kryer deri me sot.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel