Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe marrëdhënien e tensionuar midis tij dhe presidentit Ilir Meta gjatë Asamblesë së PS-së që po mbahej ditën e sotme.
Ai e ka krahasuara LSI-në me qelizat e kancerit që shkatërrojnë organizmin. Rama kujtoi një fjali të thënë para disa kohësh, “kam thënë që po i japim opozitës presidentin më të mirë”, duke treguar se nuk e dinte se presidenti nuk do të shkonte në këtë pikë sa të shkallonte.
“LSI është njësoj si qelizat e kancerit që rriten pa qëllim dhe në fakt shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që ka. Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë se ç’kemi bërë me mandatin e parë. Nuk i heq asnjë presje që kam qenë partizan dy herë i bashkimit me LSI. Meta ju ka shkruar një letër, mund edhe ta diskutoni. Thotë që juve më keni marrë mua refugjat e më keni bërë ministër. Po nuk ishe i korruptueshëm apo i lsizueshëm ti nuk vlen për ilir Metën. Që unë kam qenë emigrantë ky është fakt, ne duhet të kemi refugjatë. Këtu vlen diçka tjetër që unë them me forcë pavarësisht se çfarë thonë. Ajo që ka bërë PS nuk e çon shumë për mend. Është e sigurt që president në botë as Saliu që ishte president as ka pasur e as nuk do ketë më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë dhe kë takon nëpër skuta ai e di vetë, po fakti që futet në skuta, kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë në krye të opozitës së bashkuar është krim më vete. E vërteta është ndryshe, ai u bë president me votat e veta dhe të PS. Nuk i kishim votat për të vënë një president me dëshirën tonë. PE kam thënë që po i japim opozitës presidentin më të mirë. Nuk e kam menduar që do të shkonte deri në këtë pikë, sa të shkallonte”, tha Rama.
Top Channel