“Në 2026 pritet luftë civile në Amerikë”/ SPAK, Rama dhe çështja Balluku, Alfred Cako bën deklaratën e fortë në “Rrethi Katror”: Zv.kryeministrja nuk u sulmua për korrupsion, por… 21/12 21:10
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit Meta me anë të një postimi në twitter.
Meta kërkoi që socialistët të bëhen bashkë dhe ta largojnë Ramën, ndërsa ky i fundit sërish i është përgjigjur duke thënë se “çfarë borxhi i kanë akoma shqiptarët?”.
Sipas Ramës tashmë shqiptarët duhet të durojnë edhe shkallimet e përditshme të Metës.
Postimi i Ramës:
Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!
Top Channel