Kim Kardashian merr vetëm 1 euro dëmshpërblim për grabitjen në Paris, i vodhën edhe unazën 4 milionë dollarëshe 15/09 22:07
Pas hitit “Panorama” dhe këngës “Të dua”, Ardian Bujupi ka publikuar këtë të premte një tjetër projekt që pritet të jetë po aq i suksesshëm.
“Juliet” është titulli i këngës së re me videoklip i 29 vjeçarit.
Pas publikimit të saj, këngëtari kosovar do të udhëtojë nga Gjermania për të qenë pjesë e “Shiko kush LUAN”.
Daljet publike të Ardian Bujupit kanë qenë të kufizuara, por të shtunën e ardhshme më datë 17 Tetor ai do jetë ekskluzivisht në programin argëtues nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.
“Cika Cika” dhe “Andiamo” janë dy nga hitet që i dhuruan Ardian Bujupit jo vetëm famë ndërkombëtare por edhe miliona klikime në Youtube.
Top Channel