Një monedhë floriri në përkujtim të vrasjes së perandorit romak Julius Caesar, pritet të shitet për 5 milionë paundë këtë muaj në Londër, thanë ekspertët e ankandeve.
Valuta 2000 vjeçare është një nga vetëm tre monedha të njohura me të njëjtin dizajn, dhe konsiderohen nga më të çmuarat për koleksionistët.
Ajo është mbajtur në një koleksion të papublikuar në Evropë por do të shitet tashmë në ankandin londinez ‘Roma Numismatics’ më 29 tetor 2020.
Shuma e hapjes prej 500,000 paundë pritet të kalohet shumë herë, teksa eksperti Barry Murphy tha se mund të shitet nga 3 deri në 5 milionë paundë, duke thyer rekordet e mëparshme.
Monedha e derdhur është përshkruar si një ‘celebrim i zhveshur’ i vrasjes së Jul Çezarit, dy vjet para krijimit të saj në vitin 44 p.e.s.
Vrasja e Jul Çezarit erdhi pas shqetësimit në Senatin Romak se së shpejti ai do ta shpallte veten mbret, duke u kthyer në një “diktator të përjetshëm”.
Frika nga tirania e tij solli lindjen e konspiracionit të 60 senatorëve që kulmoi me 23 goditjet me thikë që e vranë, sipas autopsisë së parë të botës.
Por Çezari ishte i preferuar nga klasa e ulët dhe e mesme dhe reagimet pas vrasjes së tij sollën gradualisht shembjen e Republikës.
“Monedha është krijuar në vitin 42 p.e.s. dy vjet pas vrasjes së famshme”, tha Mark Salzberg kreu i grupit amerikan ë ekspertëve që garantoi autenticitetin e objektit.
“Portreti në anën kryesore është ai i Marcus Junius Brutus — një nga vrasësit e Çezarit — dhe në anën tjeter në mënyrë dramatike shfaqen dy thikat e tij me fjalët EID MAR, që latinisht i referohet datës 15 mars.
Ka rreth 100 monedha të njohura me mbishkrime të tilla por shumica të argjendta, gjithashtu me vlerë të madhe për koleksionistët.
Por vetëm dy të tjera të arta njihen që ekzistojnë, një prej të cilave është në shfaqje në muzeumin britanik British Museum, kurse tjetra në koleksionin e përhershëm të Deutsche Bundesbank.
Top Channel