Momentalisht po mbahet mbledhja e Asamblesë e Partisë Socialiste. I pari që e mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, i cili preku shumë tema, duke filluar që tek arsimi, e deri tek punësimi.
E teksa po fliste për arsimin, shembull mori emrin e Fahriut, ku tha se në të kaluarën në universitete pranoheshin ato që kishin babanë e njohur, ndërsa sot para tij futet djali i një bariu të thjeshtë. Kur kujtoi emrin e Fahriut, në mendje i shkoi dhe një ndodhi që sipas tij ka ndodhur.
Ai tha se në platformën e “bashkëqeverisjes” disa qytetarë nga Pogradeci kanë shkruar se duan drejtësi për djalin e Fahriut, duke nënkuptuar këtu ish-deputetin Klevis Balliu.
“Disa qytetarë në Pogradec kishin shkruar në platformën ‘Shqipëria që Duam’, duam drejtësi për djalin e Fahriut”, tha Rama.
Top Channel