“S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore”, Rama për ankimimin e pezullimit të Ballukut: Duhet të jesh krejt i verbuar nga urrejtja politike për ta… Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Ilir Metës prej kohës kur të dy ishin në të njëjtën parti ka qenë dashuri dhe urrejtje, por me zgjedhjet elektorale në prag përplasja e fortë mes Kryeministrit dhe Presidentit ka kaluar në një nivel të ri të paprecedentë, me akuza te ndërsjellta për lidhje me botën e krimit.
Me një mesazh drejtuar socialistëve pak orë para mbledhjes së Asamblesë, Ilir Meta bëri përgjegjës Edi Ramën për zëvendësimin e intelektualëve me kriminelët.
“Ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi”.
Basti publik i Ilir Metës përfshiu postin e tij si President nëse Edi Rama nuk fakton sot para socialistëve lidhjet e kreut te shtetit me boten e krimit.
“Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së. I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen”.
Kryeministri nuk vonoi të reagojë për shpërthimet e Presidentit.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri Kryeministër, Kryeparlamentar, President dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sëkëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”.
Afati i vënë nga Presidentit për të treguar lidhjet e pretenduara të tij me krimin është Asambleja e Partisë Socialiste në të kundërt Ilir Meta “kërcënon” Edi Ramën se nuk do i ndahet deri sa ta përzërë nga partia. Krahas luftës në rrjetet sociale ai i kërkoi dhe një përballje televizive.
Top Channel