Klubet më elitare të seksit kanë nisur reklamimin e festave të tyre private, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Numri i të ftuarve të tyre është reduktuar ndjeshëm por ato thonë se “eventet janë po aq ndjellëse”.

Në ripërshtatjen e tyre për pandeminë rrjeti amerikan ‘Snctm’ thotë se po shkon drejt eventeve më “intime”.

Të pasurit e të famshmit nuk mund të gjejnë më darka me maska 99-personëshe pasi ato janë kufizuar tashmë në vetëm 30.

Anëtarët e këtij klubi në Manhattan, shijojnë rregullisht në darka erotike me shumë pjata.

Eventet mbahen në rezidenca të ligjshme por sekrete, dhe teste koronavirusi kryen para hyrjes.

Pasi i ftuari të rezultojë negativ, dyert hapen për mbrëmjen e ekstravagancës dhe seksualitetit.

Punonjësit e devotshëm ndihmojnë që mbrëmja të kalojë pa probleme. Të ftuarit ndjekin performanca erotike që shoqërohen me ushqim luksoz nga shefa privatë.

Anëtarët më pas kanë kontakte me njëri-tjetrin duke shijuar shoqërinë në një ambjent shumë seksual.

Një zëdhënës i industrisë tha për Daily Star Online: “Megjithë masat e reja parandaluese eventet po dalim shumë të bukura. Kapaciteti i kufizuar është mjaft i vogël në krahasim me kërkesën”.

“Në eventin e fundit ne përziemë disa anëtarë me eksperiencë, me ata më të turpshëm që vinin për herë të parë”.

“Ne festat tona ne kujdesemi për produksionin, teatrin erotik, pjesëmarrësit dhe gjithçka, por është ndërveprimi mes të gjithë elementëve që e bën të shkëlqejë një festë erotike”.

FOTO GALERI
5/7
Pasi i ftuari të rezultojë negativ, dyert hapen për mbrëmjen e ekstravagancës dhe seksualitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA