Kolegët zbulojnë lidhjen e fshehtë të polices me të dënuarin e rrezikshëm prej fotove të nxehta në celularin e tij

09/10/2020 17:20

Lidhja e fshehtë e një zyrtareje policie të lirisë me kusht me një të dënuar të rrezikut të lartë, është ekspozuar së fundmi kur policët zbuluan foto të zhveshura të saj në celularin e të dënuarit.

30 vjeçarja e martuar Victoria Sellar, është burgosur tashmë për marrdhënien e saj seksuale me shkelësin në të paktën tre raste, të cilit gjithashtu i kishte dërguar mijëra mesazhe.

Ajo i kishte dërguar të dashurit kriminel foto të zhveshura gjatë marrëdhënieve të tyre madje kishin kaluar me të një fundjavë në Blackpool.

Oficerja e lirisë me kusht kishte abuzuar pozitën e saj gjithashtu pasi në kompjuterin e punës kishte marrë të dhënat e një tjetër të dënuari që kishte sulmuar me herët dashnorin e saj.

Por marrëdhënia e tyre u zbulua kur i dashuri i saj i liruar u arrestua përsëri për një vjedhje në korrik 2018 deh celulari i tij u sekuestrua.

Sellar, nga Notts, thotë se kishte nisur marrëdhënien e fshehtë prej vështirësive me varësinë ndaj bixhozit të burrit të saj që i kushtonte 50,000 paundë në vit.

Por gjykatësi në Stoke-on-Trent tha se me burgosjen e saj për 10 muaj duhet dërguar një “mesazh”.

Sellar dhe i dashuri i saj, i cili nuk është emëruar për arsye ligjore, nisën marrëdhënien pas lirimit të tij nga spitali mendor i Harplands.

Prokurori Daniel Osborne tha: “Ata kishin një marrëdhënie të vazhdueshme seksuale. Burri ishte në pozitë të dobët dhe ajo ka luajtur rol në vlerësimin dhe lirimin e tij ”

“Ajo i kishte thënë që marrdhënia e tyre nuk duhet të merrej vesh nga autoritetet e lirimit.”

Avokati i Sellar tha se ajo tashmë e ka humbur punën në polici, por ka nisur punë në një shoqëri strehimi dhe është tashmë e divorcuar.

FOTO GALERI
1/6
30 vjeçarja e martuar Victoria Sellar, është burgosur tashmë për marrdhënien e saj seksuale me shkelësin

Top Channel