Kampioni i boksit vdes pas kafshimit nga shumëkëmbëshi “monstër” në Tailandë

09/10/2020 18:45

Një ish-kampion boksi në Tailandë ka vdekur pas kafshimit nga një shumëkëmbësh helmues i stërmadh.

52 vjeçari Dokmaipa Por Pongsawang, i cili ishte diabetik, pësoi komplikacione të shumta nga kafshimi.

Vajza e tij Jiraporn Moonkaset tha se i ati u kafshua në këmbën e majtë por nuk kërkoi trajtim mjekësor për plagën derisa u sëmur rëndë. Gjendja e tij u shoqërua me ethe dhe çorientim derisa përfundoi në koma.

Gjendja e Dokmaipa besohet se u komplikua nga diabeti, derisa vdiq në spitalin e Kalasin nga infektimi i rëndë i gjakut, tha drejtori Pramuan Thaingamsilp.

Dokmaipa kishte qenë boksier i stilit tradicional Muai Tai që kur ishte nëntë vjeç dhe kishte fituar kampionate të shumta, duke marrë pseudonimin “Purta e fuqishme e jugut”.

Edhe vitin e kaluar në Tailandë një grua 54 vjeçare ka vdekur nga kafshimi i një shumëkëmbëshi të madh helmues.

Chutikarn Worachote u kafshua në këmbën e djathtë dhe megjithse mori mjekim, pësoi enjtje të rënda kur u kthye në shtëpi, dhe vdiq mëngjesin e nesërm.

FOTO GALERI
1/3
Një ish-kampion boksi në Tailandë ka vdekur pas kafshimit nga një shumëkëmbësh helmues

Top Channel