“Je burri Fjorelës ti”/ Debat në “PërPuthen” Mevlani i drejtohet Beratit: Vetëm se je nga Kosova, por…

09/10/2020 19:12

Mevlani dhe Berati u përfshinë në një debat në “PërPuthen”.

Elvisi ishte hyrja më e re në emision, e djalin në pamje të parë Fjorela e vlerësoi me notën 10-të. Në këtë moment ndërhyri Mevlani, i cili tha se Fjorela këtë vlerësim jep gjithmonë. Në mbrojtje të bukuroshes brune, iu vendos Berati, i cili i tha Mevlanit se përse ky i fundit futet si “pykë”. Ndërsa Mevlani i tha se e toleroi këtë fyerje vetëm pse vjen nga Kosova, por nëse do ta përsërisë herë tjetër këtë gjë, nuk do ta falë.

 

Fjorela: Unë kam qenë e para që të kam mbrojt.

Mevlani: Unë nuk po të ofendoj dhe thash që kjo të gjithëve,

Berati: Mevlan pse ndërhyn si pykë.

Mevlani: Ti erdhe nga Kosova për të na treguar ne çfarë është pyka. U bëre burri i Fjorelës. Ti shif andej nga ke ardhur, mos fol kot. E ke shumë gabim, u fale se je mik në Shqipëri, por herë tjetër nuk ka falje.

Berati: Pykë je.

Top Channel