Kryeqyteti i Japonisë, Tokio, të premten raportoi 203 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa vendi premtoi 130 milionë dollarë për prodhimin e vaksinës kundër infeksionit.

Autoritetet Metropolitane të Tokios zhvilluan 5.499 teste më 6 tetor, nga të cilat 203 dolën pozitive sot, 45 më pak nga e enjtja, njoftoi e përditshmja “Japan Today”. Rastet totale u rritën në 27.320 në kryeqytet.

Të paktën 87.756 japonezë kanë rezultuar pozitiv në vend që nga fillimi i shpërthimit dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës. Vendi ka kryer 1,9 milionë teste të COVID-19. Rreth 1.613 njerëz kanë vdekur për shkak të virusit në vend.

Japonia njoftoi gjithashtu se do të kontribuojë me më shumë se 130 milionë dollarë në prodhimin e një vaksine “brenda një kornize ndërkombëtare për të siguruar që vendet në zhvillim të kenë qasje të drejtë në vaksinat e koronavirusit”, njoftoi Agjencia e Lajmeve Kyodo.

Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, tha se Japonia ka dhënë më shumë se 1,54 miliardë dollarë ndihmë për të luftuar pandeminë globale me muaj që nga shkurti. Vendi gjithashtu ka shtyrë ofertat për vendpushimet e reja të kazinove të ndërtuara sipas ligjeve të liberalizuara të lojërave të fatit. Autoritetet për vonesën përmendën pandeminë e koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA