“Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin Gjatë debatit për më shumë se një ore në Parlament, Berisha u përplas edhe me deputeten e Fierit, Kiduina Zaka.
Deputetja socialiste iu referua protestës së fundit, për të cilën akuzoi Berishën dhe deputetët e PD-së për plagosjen e efektivëve të policisë.
Debati
Kiduina Zaka: Jeni katandisur si një orkestër, bëni muzikë me një dajre të prodhuar 81 vite më parë. Dhe më e keqja është që edhe veglat e reja muzikore të opozitës suaj vazhdojnë të njëjtën vijë melodike.
Historia kolektive është sindroma para agonisë së plotë. Këta janë të gjithë hajdutë, mbrojnë plaçkën që I kanë marrë qytetarëve. Prandaj shajnë, prandaj turfullojnë. Jeni të pashpresë, në 20 shkurt qytetarët do tu japin përgjigjen që meritoni. O të paguar, o të kapur, o skllevër të krimeve tuaja, si mundet ju…
(Kiduina Zaka i flet nga vendi).
Berisha-Peleshit: A po e nxirrni jashtë atë që s’të lë me fol, nxirre jashtë.
Top Channel