Grevistët në spital/ Në urgjencë edhe kreu i sindikatës, por nuk pranon ta ndërpresë grevën

09/10/2020 12:11

Ne ditën e 12 te grevës se urisë, kreu i sindikatës se naftëtarëve te Ballshit është shtruar ne spital.

Sokol Dautaj mëngjesin e sotëm ka shkuar ne spital me mjetin e tij pas komplikacioneve qe i janë shfaqur gjate natës. Ai ka patur probleme me tensionin dhe dehidratim si pasoje e mos ushqyerjes. Pavarësisht gjendjes se renduar, Dautaj thotë se do te rikthehet serish ne grevën e urisë.

Megjithëse gjendja shëndetësore e grevistit nuk është e rende, mjekja e spitalit te Ballshit thotë se ai nuk duhet te kthehet ne grevën e urisë.

Ndërkohe dy greviste te tjerë kane probleme shëndetësore por nuk pranojnë te marrin mjekim ne spital.

Dhjetëra naftëtarë jashtë ambienteve te grevës vazhdojnë të qëndrojnë ne mbështetje te grevisteve dhe kërkesave te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA