Para disa ditësh komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi,ishte i pranishëm në parlamentin shqiptar.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama tha se theksi i duhej vendosur lajmit të rëndësishëm që komisioneri dha. Kryeministri shtoi se komisionari Oliver Varhelyi, tha se i janë dhënë Shqipërisë 9 miliard euro, të cilat do të vendosen për investime, duke shtuar se ai dhe Partia Socialiste tanimë e ka dëshmuar një gjë të tillë.
“Komisionari për zgjerimin para dy ditësh tha diçka që ka ndodhur për Shqipërinë në aspektin financiar, një plan prej 9 miliardë eurosh grante, për vendet e rajonit dhe 20 miliardë të tjera, kredi të garantuara nga 1 miliard në 9 miliard, kjo është diçka fantastike. Na takon ne tani të bëjmë projektet dhe t’i kthejmë këto para në investime dhe kemi treguar që këtë e bëjmë”, u shpreh kryeministri.
Top Channel