Socialistët mbledhin asamblenë kombëtare nga ku kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë të gjatë e cila do të prekë disa cështje.

Gazetari i politikës në Top Channel Muhamed Veliu në edicionin e lajmeve të orës 15:00 dha disa detaje se ku do të fokusohet Edi Rama.

Kryesocialisti Rama të gjithë fjalën do tja dedikojë motivimit të asamblesë në realizimin e fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Përpara asamblesë Rama do të lancojë një nismë të re për hapjen e partisë.

Nuk do të mbetet jashtë fjalës së Ramës dhënia përgjigje deklarimeve të sotme të presidentit Ilir Meta i cili javët e fundit ka hyrë në një kurs të fortë përplasje me ish aleatin Rama.

Pikëpyetja më e madhe e kësaj asambleje, mbetet nëse Edi Rama do ta përdorë këtë moment sic ka bërë në të shkuarën për të anoncuar ndryshime në qeveri.

Gazetari Muhamed Veliu thotë se kryeministri Edi Rama është i paparashikueshëm kur vjen puna tek ndryshimet në qeveri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA