Socialistët mbledhin sot Asamblenë Kombëtare në ora 15:30 tek Amfiteatri Tiranës.

Një prej detyrave të lëna nga kongresi fund shkurt është edhe zgjedhja e kryesisë së re përfshi sekretarin e përgjithshëm. Burime nga PS pohojnë për Top Channel se asamblesë mund ti kërkohet thjesht një votëbesim i kryesisë aktuale të socialistëve edhe për 12 muajt në vazhdim.

Pra me të gjitha gjasat asambleja nuk do të votojë për një kryesi të re. Gjithsesi mbetet për tu parë nëse do të bëhet një propozim i tillë dhe argumentimi që do të jepet për mos votimin e kryesisë së re.

Asambleja do të hapet me një fjalë të kryesocialistit Edi Rama e cila do të ketë tone të forta organizative në funksion të fitimit të 74 mandateve, objektiv ky tashmë i bërë publik prej të parit të socialistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA