Asambleja e PS/ Rama nuk lë pa përmendur Bashën: Luli djali mirë, por nëse gjatë tërmetit do ta…

09/10/2020 17:19

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama bëri një batutë duke përfshirë kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se Basha është një djalë shumë i mirë, por nëse do dikush do ta telefononte në katër të mëngjesit, si ishte situata e tërmetit, sipas tij ai nuk do të përgjigjej. Më tej shtoi se sikur edhe një të afërm të marrësh në atë orar do të thotë “ik më li rehat se dua gjumë”.

Imagjino sikur COVID-i dhe tërmeti, të na gjente para shtatë vitesh. Imagjino të mos kishim platformën e-albania, si do ta merrte qytetari lejen. Përfytyroni sikur të kishim spitalet e shtatë viteve më parë, infektivin e shtatë viteve më parë, çfarë do të bënim, si do ta përballonin COVID-in. Nëse do të kishim tërmetin shtatë vite më parë ku do e gjenim financimin. Ku do të sigurohej 1.2 milardë në atë takim në Bruksel, sigurisht është solidariteti evropian nuk diskutohet, dikush thotë se kushdo të ishte në qeveri do të ndodhte kështu, ia fut kot, sepse nuk do të ndodhte ashtu. Luli është çun shumë i mirë, por a ka një shqiptar që po të ketë një hall natën merr në telefon Lulin, unë nuk besoj. Edhe një të afërm të marrësh të thotë ik se është ora e gjumit, ne i qëndruam ditë natë njerëzve. Ata janë shumë mbrapa, prandaj bërtasin ulërasin, dehen, kërcënojnë, shantazhojnë sepse nuk e kanë shpejtësinë për të na arritur”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA