Kryeministri Rama tha në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, se janë reduktuar miliona vajtje-ardhje, për të përftuar shërbime në institucione.

Madje shtoi se shumë shpejt 95% të të gjitha shërbimeve do të përfitohen me anë të platformave online.

“Janë miliona vajte-ardhje që i kemi kursyer qytetarëve për të marrë një shërbim. 95 % do të jenë të gjitha shërbimet online. Ama duke parë, nga ku u nisëm unë mendoj se ka një përmirësim të dukshëm. E duke parë se nga u nisëm unë nuk mendoj se ka një zgjidhje tjetër se sa ajo e Partisë Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA