Sërish debate në “PërPuthen”/ Shqipja e akuzoi se takimet me Andin janë lojë, reagon Tea: Na çave…

08/10/2020 19:08

Është krijuar një trekëndësh në “PërPuthen”, kulmet e së cilës, duket se janë Tea, Andi dhe Shqipja.

Në takimin që Tea pati me Andin, u vu re një “ftohje” nga të dyja palët dhe të dy i dhanë mundësinë njëri-tjetrit të njihen me persona të tjerë. Takimet mes Andit dhe Teas, Shqipja i quajti si një lojë për t’u dukur mirë në sytë e publikut.

Ajo i kërkoi “llogari” Teas, se përse ka lënë në “hije” Arbrin, ku ky i fundit e ka deklaruar hapur pëlqimin për të. Ndërsa edhe në këtë debat, nuk munguan fyerjet dhe tonet e ashpra mes vajzave.

Shqipja: Ai në takim më tha dua të dal me vajzat e tjera dhe unë e lashë të lirë të dalë me ty.

Tea: Na ke çarë menderen këtu të gjithëve.

Shqipja: Kjo gjë mes teje dhe Andit është show. Të la ty në karrige që ishe kliku dhe kaloi tek 70%.

Andi: Isha unë i pari që deklarova do të dal me vajzat e tjera.

Arbri: Ka lidhje këtu sepse në këtë rrugëtim gjithçka mund të ndodhë, mos e merr personale.

Shqipja: Të kalojë tek 70% i mashkullit ideal, më duket e pakuptimtë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA