Po notonte fare pranë peshkaqenit gjigant, tronditet surfisti i njohur, pamjet nga droni tregojnë momentet e tmerrit

08/10/2020 21:09

Pamjet e siguruara nga droni, kanë fiksuar një moment që mund të rezultonte fatal.

Në pamjet e publikuara shfaqet surfisti profesionist Matt Wilkinson duke “vallëzuar” me dallgët në Noë South të SHBA-ve. Në një moment teksa Wiklinson ishte duke lundruar mbi det, një peshkaqen gjigant rreth tre metra i gjatë afrohet pranë tij.

Ndërkohë kampioni botëror në surf, nuk e ka vënë re aspak prezencës e grabitqarit nënujor dhe ka vijuar i pa shqetësuar stërvitjen. Por në momentin kur ka parë pamjet, është shprehur tepër i tronditur.

“Të tregohem i sinqertë dëgjova një zhurmë, por nuk mund të shihja asgjë”, u shpreh Wilkinson.

Raportohet se menjëherë pasi kanë parë pamjet, një ekip shpëtimi i ka ardhur në ndihmë Wilkinson-it, i cili në rast të kundërt mund të kishte përfunduar me një fund tragjik.

 

Top Channel