Futbollisti Myrto Uzuni: Të luash futboll në Shqipëri është dyfish më e vështirë

08/10/2020 10:05
Myrto Uzuni në "Wake Up"

Një ndër problemet e futbollit shqiptar është bojkoti i Ligës Profesioniste të Futbollit, e cila nuk pranon që të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

Futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni, i cili do të përballet me dy yjet e futbollit Leonel Messi dhe Cristiano Ronaldon me skuadrën ku luan “Ferenc Varos” ka treguar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up” në Top Channel se shpreson shumë që kjo çështje të zgjidhet.

Ai shprehet se të luash futboll në Shqipëri është dyfish më e vështirë se sa në vendet e tjera, duke theksuar se kolegët e tij mbajnë familjen me bukë me pagën që marrin.

Për sa i përket Kombëtares ekipet e tjera kanë kualitet. Normalisht mungon një pjesë e mirë e Kombëtares të cilët janë të dëmtuar, për sa i përket Kazakistanit uroj që të fitojmë sepse është mundësia. Të rinjtë që kanë ardhur janë me kualitet, uroj që të adaptohen sa më shpejt me ekipin, kushdo që vjen në Ekipin Kombëtar është akoma më i frymëzuar. Me thënë të drejtën në Shqipëri  është dyfish  e vështirë kur luan. Unë kam kolegët shqiptarë që mbajnë familjarët me bukë. Shpresoj që qeveria t’i plotësojë kushtet sepse futbolli është pjesë e jetës sonë. Nuk e di a është e drejtë apo jo por shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt sepse do t’u duhet brezave të rinj që të ecin përpara”,tha Uzuni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA