Puntatën e djeshme një konkurrent i ri u pranua në emisionin “PërPuthen”. Berati është model me profesion edhe vajzat e komentuan jo pak paraqitjen e tij fizike.
Por ndërsa Fjorela zgjodhi atë në një takim, Graciano tha se:
“Shumë bukur meqenëse të dy i kanë buzët e bëra le të dalin”.
Këtë deklaratë Berati e ka perceptuar si një “ngacmim” nga Graciano, duke e bazuar aludimin e tij edhe në deklaratat që Graciano ka bërë para pak kohësh në studio. Por Graciano deklaroi se ai nuk është në shijet e tij dhe për këtë pjesë të qëndrojë i qetë. Ndërsa Berati u kundërpërgjigj duke thënë se ata të dy janë kilometra larg nga njëri-tjetri.
Graciano: Unë kompliment i bëra.
Berati: Vëllaçko më vjen keq që të janë fiksuar buzët e mia.
Graciano: Te pjesët e bëra shikohen njerëzit.
Berati: Vëllaçko buza ime me tënden është shumë kilometra larg. Pse të janë fiksuar buzët e mia dhe jo trupi im. Ne jemi me kilometra larg. Unë mesa di ky ka thënë jam bi.
Graciano: Nuk je në preferencat e mia rri i qetë.
Top Channel