Pasditja e të premtes do ti gjej 300 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, të ulur në shkallët e amfiteatrit të Tiranës.

Do të jetë një asamble nga ku do të votohen strukturat drejtuese të partisë në pushtet kjo në funksion të performancës për betejën e 25 prillit.

Është zgjedhur amfiteatri Tiranës për këtë mbledhje në zbatim të masave anti-covid. Megjithëse selia rozë nuk e ka publikuar ende agjendën, nuk pritet ndonjë surprizë pasi detyrat e kësaj asambleje i ka përcaktuar kongresi i fund shkurtit.

Antarëve të asamblesë do tu duhet të votojnë për kryesinë e re të PS si dhe sekretariatin ekzekutiv të partisë.
Me votim të fshehtë do të zgjidhet edhe sekretari i përgjithshëm i PS.

Fjala e krye-socialistit Rama, përpara asamblesë do të përcjellë tone të forta organizative, për zgjedhjet parlamentare, në arritjen e objektivit të marrjes të 74 mandateve.

Në të shkuarën Edi Rama nga mbledhjet e asamblesë ka anoncuar ndryshime të kabinetit qeverisës. Por a do të bëj Edi Rama kurban këtë të premte, disa prej ministrave të qeverisë aktuale? Gjithçka mbetet e hapur duke ia shtuar ethet e shkarkimit më së shumti, disa prej ministrave me pak, apo askap kontribut në Partinë Socialiste.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA