Andi “zhgënjen” Tean/ Mendjen te takimi me Shqipen, ndërsa bukuroshja…

08/10/2020 19:15

Tea dhe Andi kanë zhvilluar tre takime së bashku në “PërPuthen”, si asnjë dyshe tjetër në emision.

Në dy takimet e para u duk se mes tyre kishte një kimi, por ky mendim ndryshoi ndjeshëm në takimin e fundit. Ata u panë më të rezervuar ndaj njëri-tjetrit dhe u shprehën se do të zhvillojnë takime me konkurrentë të tjera. Andi tha në takim se i ka mbetur në mendje takimi që kishte me Shqipen, pasi për katër minuta, me të është sjellë shumë mirë.

Ndërsa në studio, i pyetur nga moderatorja Bora Zemani, për çfarë ka krijuar një takim mes Shqipes dhe Teas, Andi tha se momentalisht ndodhet në mes të dyja vajzave. Ndërsa Tea nuk ngurroi të pranonte se një pëlqim për të e ka krijuar.

Andi: Më thënë të drejtën kur kam bërë takimin katërminutësh me Shqipen ka pasur një sjellje të mirë me mua. Ose është një person tjetër, ose ajo që u prezantua në takimin katërminutësh. Në jetën e përditshme e njeh në situata të ndryshme, ndërsa këtu nuk është hapësira për t’u krijuar kjo gjë. Ti mund ta njohësh në vija të trasha, por detajet nuk i njeh.

Tea: Ne ishim të dy në të njëjtën mendim në fakt. Unë me Andin kam dalë sepse më është dukur shumë i denjë për të dalë në takim. Nuk ka pasur një klik, por dola. Më pëlqen Andi nuk mund të them që s’e pëlqej.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA