VIDEO/ Reperja e famshme “sfidon” Bebe Rexhën, shfaqet duke bërë twerk nën ritmet e muzikës shqiptare

07/10/2020 13:42

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka lajmëruar fansat se të premten publikohet projekti i saj më i ri muzikor.

Ky projekt vjen si një bashkëpunim me reperen Doja Cat dhe pritet të titullohet “Baby I’m jealous”. Bebe ka mbajtur të përditësuar fansat gjatë kësaj periudhe, duke postuar në rrjet video nga xhirimet, që në fakt duket se do të jetë mjaft provokues.

Ndërkohë së fundmi në Instagram, këngëtarja ka publikuar një video të shkurtër të reperes me famë botërore, teksa bën twerk në prapaskenë, nën ritmet e muzikës shqiptare.

“Pjesa ime e preferuar e xhirimeve të ditës, Doja Cat duke bërë twerk me muzikë shqiptare”, shkroi Bebe krahas videos së publikuar.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel