Shtëpia e Bardhë në Washington DC

Covid 19 po vazhdon të përhapet mes njerëzve që kanë qëndruar rreth presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Miller dhe një zyrtar të lartë të ushtrisë të infektuar së fundmi. Miller, që ka qenë në vetë izolim pesë ditët e shkuara, konfirmoi  të martën se kishte rezultuar pozitiv.

Miller, që shkruan fjalimet e presidentit, është i njohur për këndvështrimet e tij të ashpra mbi emigracionin. Disa liderë të ushtrisë po ashtu kanë hyrë në karantinë pasi zyrtari i rojës bregdetare, admirali Charles Ray rezultoi pozitiv.

Ai ka qenë i pranishëm në një ceremoni në shtëpinë e bardhë 10 ditë më parë, por nuk dihet nëse e ka marrë atje virusin apo jo.

Ndërkohë, kandidati demokrat, Joe Biden, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në debatin e radhës me Trump nëse ky i fundit do të mbetet i infektuar.

Duke folur për përballjen e dytë të planifikuar mes tyre në Majemi të Floridas, më 15 tetor, Biden tha se ai do të ndiqte këshillën e ekspertëve të shëndetësisë.

“Unë mendoj se nëse ai do të vazhdojë ta ketë Covidin, nuk duhet të zhvillojmë një debat”, tha Biden.

Trump rezultoi pozitiv të enjten, më 1 tetor, por nuk është e qartë se kur e ka marrë virusin apo kur nisi të ndjehej keq. Sipas udhëzimeve në SHBA, Trump duhet të qëndrojë në izolim për 10 ditë pasi simptomat janë shfaqur.

Por ai iu rikthye punës në shtëpinë e bardhë, nga spitali, të hënën pavarësisht se u diagnostikua me sëmundjen vetëm javën e kaluar. Ndërsa ndodhej në qendrën mjekësore Valter Reed, Trump u trajtua me dexamethason, një mjekim me steroidë që zakonisht i jepet pacientëve me Covid 19 që janë në gjendje kritike, dhe oksigjen shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA